Jurgen Klopp ka mbajtur kontakt të afërt me Kylian Mbappe dhe Liverpooli ka gjasa të nënshkruajë me francezin.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta franceze L’Equipe, e cila beson se lojtari mund të kalojë në Angli .
Sulmuesi 18-vjeçar thuhet se u ka thënë Monacos se e dëshiron largimin.
Real Madrid, Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Barcelona, kanë qenë të afërt me lojtarin në këto ditë.
Klopp ka biseduar me lojtarin dhe tash e një kohë është duke e bindur të bashkohet me klubin e tij .
Francezi mund ta shtyjë deri në maj të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/