Telegrafi

Liverpool dhe Everton befasojnë me interesimin për Bremerin e Torinos

Liverpool dhe Everton thuhet se ende po ndjekin mbrojtësin brazilian të Torinos, Gleison Bremer dhe e duan që në janar.

Sipas ekspertit të transferimeve të Corriere Granata, Matteo Pedrosi, të dy klubet e Merseyside nuk kanë hequr dorë nga interesi që kishin treguar tashmë gjatë verës.

Fulham gjithashtu ishte afruar me Toron për Bremerin në fillim të sezonit, por në vend të tij aty shkoi Joachim Anderson i Lyon.

Liverpool besohet të jetë klubi më i vendosur në këtë garë.

Kjo pasi Bremer shihet si një alternativë e vlefshme për Virgil van Dijk dhe Joel Matip që janë të lënduar. /Telegrafi/