Telegrafi

Liverpool dhe Barcelona e duan Raphinhan, Leeds United ia cakton çmimin e largimit

Raphinha është njëri nga sulmuesit anësorë më të mirë këtë edicion në Ligën Premier.

Sulmuesi brazilian ka pasur një vit fantastik me skuadrën angleze, ku falë golave e asistimeve të tij arriti t’i shpëtoj nga rënia në Championship.

Por largimi i tij nga Leeds duket i pashmangshëm pasi dy gjigantët evropianë Liverpool dhe Barcelona e duan me ngulm.

25-vjeçari ka pasur një sezon shumë të mirë te Leeds dhe ishte më meritori që kjo skuadër mbijetoi në elitë me 11 gola e tre asistime.

Vet braziliani ka shprehur dëshirën për të bërë një hap para në karrierë dhe Leeds United nuk e ka ndërmend ta ndaloj.

Mirëpo klubi anglez i ka bërë të qartë Liverpoolit dhe Barcelonës se çmimi i Raphinhas është 65 milionë euro. /Telegrafi/