Lens është befasia më e këndshme e këtij edicioni në elitën e futbollit francez Ligue 1, pasi po e rivalizon kampionin PSG për pozitën e parë.
E protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm është kapiteni i tyre, mesfushori Seko Fofana.
Falë formës së tij fantastike, Fofana ka marrë edhe ftesë për në Kampionatin Botëror nga Kombëtarja e Francës.
Mesfushori qendror po shkëlqen në Ligue 1 në vitin e tij të dytë, derisa në 13 paraqitje ka shënuar edhe tre gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.
Falë formës së tij fantastike, Fofana ka zgjuar interesimin e dy top klubeve anglez, Liverpool dhe Arsenal.
Dy gjigantët anglez duan të përforcojnë repartin e mesfushës dhe Fofana shihet si një lojtar i rëndësishëm për të ardhmen, pasi edhe kosto e tij nuk është e lartë.
Kapiteni vlerësohet shumë nga drejtuesit e Lens, por dëshira e tij është të luaj në elitën e futbollit anglez, pasi ishte pjesë e akademisë së Manchester Cityt, por pa realizuar ëndrrën e tij tëluaj në Ligën Premier.
Lens mund ta lejoj largimin e kapitenit në rast se vije ndonjë ofertë mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/