Telegrafi

Liverpool dhe Arsenal në garë për Demirbay

Mesfushori gjerman, Kerem Demirbay pritet të largohet nga Hoffenheim.

Forma e mirë e treguar në vitet e fundit në Bundesliga ka bërë që ai të jetë ndër lojtarët më të vlerësuar në Gjermani.

Kjo ka bërë që për mesfushorin ofensivë të ketë interesime edhe nga klubet e mëdha angleze.

Mediat gjermane kanë raportuar se Liverpool dhe Arsenal janë skuadrat që po e vëzhgojnë lojtarin.

Demirbay ka ngritur dukshëm vlerën e tij pasi tani Hoffenheim po kërkon rreth 25 milionë euro.

Dy skuadrat janë të gatshme të ofrojnë një shumë të tillë dhe pritet që Demirbay të bëjë hapin e madh në karrierë në verë.

24-vjeçari ka luajtur më parë në Schalke 04, Borussia Dortmund, Hamburg, Kaiserslautern dhe Fortuna Duseldorf.

Në 23 ndeshje në të gjitha garat, Demirbay ka arritur të shënoj dy gola dhe të bëjë pesë asistime. /Telegrafi/