Site icon Telegrafi

Liverpool – Chelsea, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier

Liverpooli dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të Ligës Premier, e vlefshme për javën e tretë.

Reds janë nikoqir të Bluve në derbin e javës i cili është i paraparë të zhvillohet në Anfield me fillim nga ora 18:30.

Ekipi i Jurgen Klopp vjen pas dy fitoreve të pastra ndaj Norwich dhe Burnley, ndërsa pret edhe fitoren e tretë radhazi për të vulosur formën e lartë të fillim sezonit.

Në anën tjetër, edhe ekipi i Thomas Tuchel ka dy fitore të pastra ndaj Crystal Palace dhe Arsenalit dhe synon fitoren e radhës apo së paku një rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Elliott; Salah, Firmino, Salah; 

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James, Jorginho, Kane, Alonso; Mount, Havertz; Lukaku; 

/Telegrafi/

Exit mobile version