Liverpooli dhe Chelsea do të ndeshen sot (e enjte) në derbin e vlefshëm për javën e 29-të në Ligën Premier.
Reds janë nikoqir të Bluve në takimin shumë të vlefshëm të kësaj jave, i cili pritet të zhvillohet në Anfield me fillim nga ora 21:15.
Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp vjen nga një fitore pas katër humbjesh dhe synon fitores e radhës për të vazhduar ngjitjen në tabelë.
🔴🔴 𝐌𝐀𝐓𝐂𝐇𝐃𝐀𝐘 🔵🔵
Back at Anfield tonight – UP THE REDS! ✊ #LFC | #LIVCHE
— Liverpool FC (@LFC) March 4, 2021
Në anë tjetër, ekipi i Thomas Tuchel vjen nga dy barazime radhazi dhe synon përsëri rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.
Sikurse Klopp, ashtu edhe Tuchel priten të startojnë me formacionet më të mira të mundshme dhe me skemat e përhershme të tyre.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Kabak, Fabinho, Robertson; Thiago, Wijnaldum, Jones; Salah, Firmino, Mane
Chelsea (3-4-3): Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Kante, Kovacic, Alonso; Mount, Giroud, Werner
/Telegrafi/