Liverpooli ka bërë një përpjekje të vonshme për të mposhtur Manchester Unitedin për nënshkrimin e mbrojtësit të Benficas, Victor Lindelof.
Presidenti i Benficës, Luiz Felipe Vieira, ishte në Angli javën e kaluar për të folur rreth kushteve për shitjen e Lindelof.
Vieira u takua me zyrtarët e Unitedit, megjithatë sipas Correio de Manha, ai gjithashtu foli edhe me Liverpoolin, të cilët bën një ofertë për mbrojtësin suedezin.
Trajneri i Redsave, Jurgen Klopp ktheu interesimin e tij për Lindelof pasi mësoi çmimin e mbrojtësit të Southamptonit, Virgil van Dijk.
Megjithatë, mendohet që oferta e tij për mbrojtësin e Benficas arriti shumë vonë, pasi Vieira thuhet se ka pranuar që Lindelof do të bashkohet me Djajtë e Kuq këtë javë.
Vetëm detajet e vogla duhet të zbardhen mes dy klubeve, me ceremoninë e nënshkrimit të mbrojtësit që pritet menjëherë pas ndeshjes së kombëtares suedeze me Francën të premten. /Telegrafi/