Liverpooli e ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve si kryesues i grupit dhe ata janë një nga skuadrat që mund të përballen me Real Madridin në raundin e eliminimit direkt.
Los Blancos e kanë siguruar kualifikimin si i dyti pas Paris Saint-Germain dhe për këtë, ata mund të përballen me disa nga skuadrat elitare të Evropës në raundin tjetër.
Bayern Munich, Manchester City dhe Juventus janë tre skuadrat e tjera që tashmë janë kualifikuar si të parat dhe mund të jenë kundër Real Madridit.
Barcelona gjithashtu e ka fituar grupin e tyre, por sipas rregullave të konkurrencës dy skuadra nga i njëjti vend nuk mund të takohen në raundin e 16 më të mirave.
Real Madridi përballet me Club Brugge të mërkurën dhe ata do të duhet të presin deri të hënën për të njohur kundërshtarin e tyre në fazat e nokaut në Ligën e Kampionëve.
Mbretërit me shumë gjasa do ta kenë një kundërshtarë shumë të fortë. /Telegrafi/