Telegrafi

Liverpool – Atletico Madrid, formacionet e mundshme të super ndeshjes

Liverpooli dhe Atletico Madridi do të ndeshen mes vete në ndeshjen kthyese të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Reds u befasuan në ndeshjen e parë në Wanda Metropolitano duke u mposhtur 1-0 dhe duke mbetur gjithçka e hapur për takimin e dytë.

Sot (e mërkurë) në mbrëmje zhvillohet ndeshja kthyese në Andield me fillim nga ora 21:00 dhe klubet janë gati për një mbrëmje magjike.

Jurgen Klopp ka ndarë tashmë mendjen për formacionin titullar, ku nuk do të ketë ndryshime përveç në portë pas lëndimit të Alissonit.

Në anën tjetër, trajneri Diego Simeone gjithashtu do të luaj me formacionin e tij më të mirë për të siguruar kualifikimin.

Formacionet e mundshme

Liverpool: Adrian; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Oxlade-Chamberlain, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.

Atletico Madrid: Oblak; Trippier, Savic, Felipe, Renan Lodi; Saul Niguez, Partey, Koke, Joao Felix; Correa, Morata.

/Telegrafi/