Anfield është arena e kryendeshjes së xhiros së tretë të Ligës Premier ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit.
Të dyja këto skuadra i kanë fituar dy sfidat e para, ashtu që numërojnë nga gjashtë pikë.
Të rejat e skuadrave
Liverpool
Xherdan Shaqiri, Takumi Minamino dhe Curtis Jones nuk pritet të starton për Redsat përkundër paraqitjes së mirë në Carabao Cup. Jordan Henderson është i lënduar, prandaj në vend të tij mund të fillojë Fabinho në mesfushë.
Thiago dhe Alisson janë në dyshim, ashtu që Naby Keita dhe Adrian janë të gatshëm në rast se kërkohet inkuadrimi i tyre.
Të lënduar: Alex Oxlade Chamberlain, Jordan Henderson, Joel Matip.
Në dyshim: Alisson, Thiago Alcantara, Joe Gomez.
Arsenal
Mikel Arteta do të shpresojë ta ketë në dispozicion Kieran Tierney, duke qenë se do t’i mungojnë së paku shtatë lojtarë në sfidën ndaj kampionit.
Pas rotacionit në ndeshjen e kupës, Topçinjtë pritet t’i kthehen ekipit më të mirë që kanë në dispozicion.
Të lënduar: Calum Chambers, Gabriel Martinelli, Pablo Mari, Shkodran Mustafi, Emile Smith Rowe.
Në dyshim: Kieran Tierney, Sokratis, Cedric Soares.
Statistika interesante
Liverpooli i ka fituar 26 nga 27 ndeshjet e fundit si vendas në Ligën Premier.
Redsat kanë shënuar së paku tre gola në gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Arsenalit në të gjitha garat.
Arsenali i ka fituar tri ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Liverpooli ka shënuar së paku dy gola në 25 nga 27 takimet e zhvilluara në shtëpi në Ligën Premier.
Në pesa nga gjashtë ndeshjet e fundit të Arsenalit në Ligën Premier janë shënuar mesatarisht mbi 2.5 gola.
Redsat i kanë shënuar mesatarisht mbi 2.5 gola në tetë ndeshjet e fundit kundër Arsenalit në të gjitha garat
Liverpooli është i pamposhtur në tetë takimet e zhvilluara si vendas kundër Arsenalit në të gjitha garat.
Arsenali i ka regjistruar së paku dy gola në tri sfidat e fundit në Ligën Premier.
Formacionet e mundshme
Parashikimi
Të dyja skuadrat e kanë nisur me rekord të qind për qindtë sezonin e ri (nga dy ndeshje, kanë regjistruar dy fitore).
Arsenali fitoi me penallti ndaj Liverpoolit në përballjen e Community Shield në fund të muajit të kaluar, si edhe e mposhti kampionin në ligë në fund të sezonit të kaluar.
Mirëpo, skuadra e Jurgen Klopp është favorite për ta fituar këtë duel, kur kihet parasysh se nuk di për humbje në shtëpi që nga prilli i vitit 2017.
/Telegrafi/