Liverpooli dhe Arsenali zhvillojnë kryendeshjen e javës së 20-të në Ligën Premier, para tifozëve në Anfield Road.
Lideri i kampionatit anglez shpreson për një rezultat pozitiv për të ruajtur distancën me përcjellësit më të afërt për titull, Tottenham Hotspur dhe Manchester City.
Nga ana tjetër, Topçinjtë që aktualisht janë në vend të pestë në tabelë, dëshirojnë të zënë një vend në top-katërshe.
Formacioni i mundshëm i Liverpoolit(4-2-3-1): Alisson; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Keita; Shaqiri, Firmino, Mane; Salah.
Formacioni i mundshëm i Arsenalit (4-2-3-1): Leno; Maitland-Niles, Sokratis, Koscielny, Kolasinac; Torreira, Xhaka; Iwobi, Ramsey, Aubameyang; Lacazette.
Statistika të rëndësishme:
- Liverpooli dhe Arsenali do të takohen për herë të 227 në të gjitha garat.
- Arsenali nuk ka regjistruar fitore në pesë udhëtimet e fundit në Anfield në kuadër të Ligës Premier.
- Liverpooli ka zhvilluar shtatë ndeshje pa humbje ndaj Arsenalit në të gjitha garat.
- Janë shënuar 149 gola në ndeshjet e Ligës Premier ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit.
- Liverpooli ka pranuar vetëm shtatë gola në 19 ndeshjet e Ligës Premier këtë edicion dhe nëse nuk pranon gol ndaj Topçinjve, do të vë rekord për më së paku gola të pranuar në 20 ndeshje të elitës angleze të futbollit.
/Telegrafi/