Telegrafi

LIverpool 7-0 Manchester United, notat e lojtarëve: Salah më i miri në ndeshje, De Gea dhe Varane me nota skandaloze

Liverpooli e ka shkatërruar Manchester Unitedin në derbin e Ligës Premier, duke e mposhtur me rezultat të thellë 7-0.

The Reds dominuan në këtë takim prej fillimit e deri në fund të saj, duke shënuar edhe shtatë gola.

Cody Gakpo, Darwin Nunez dhe Mohamed Salah realizuan nga dy gola, derisa një tjetër u shënua nga Robert Firmino.


Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah ishte më i miri në ndeshje me dy gola e dy asistime, duke marrë notën më të lartë 9,8.

Paraqitje fantastike kishin edhe Cody Gakpo, Andrew Robertson, Harvey Elliott e Darwin Nunez.

Lexo po ashtu Liverpooli i shkakton tërmet shtatë ballësh Manchester Unitedit, e turpëron në Anfield

Ndërkohë te Manchester United dy futbollistët që dëshpëruan me paraqitjen e tyre ishin Raphael Varane dhe David de Gea që morën nota skandaloze, 5,5 francezi dhe 4,6 portieri spanjoll. /Telegrafi/