Liverpooli ka fituar me rezultat 5-3 ndaj Chelseat ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier.
Ekipi i Jurgen Klopp ka arritur ta fitojë ndeshjen e tyre në fundit të sezonit në shtëpi, pasi kanë mposhtur rivalët e Chelseat në trilerin e tetë golave.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Naby Keita (23’), Trent Alexander-Arnold (38’), Georgino Wijnaldum (43’), Roberto Firmino (55’) dhe Alex Oxlade-Chamberlain (84’) për Reds, ndërsa për Blutë shënuan Olivier Giroud (45+), Tammy Abraham (61’) dhe Christian Pulisic (73’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i vendasve, Alexander-Arnold, i cili pas golit dhe asistimit u vlerësua me notë 8.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e mysafirëve, Kepa Arrizabalaga që u notua me 5.1.
Liverpool:
Chelsea:
/Telegrafi/