Site icon Telegrafi

Liverpool 3-1 Arsenal, nota e Xhakës dhe të tjerëve

Mohamed Salah vs Arsenal (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka fituar ndaj Arsenalit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur të fitojnë derbin e javës ndaj asaj të Unai Emeryt, të cilët i ka mposhtur pa shumë vështirësi në Anfield.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Joel Matip (41′) dhe Mohamed Salah (49′, 59′) për vendasit dhe Lucas Torreira (85′) për mysafirët.

Lexo po ashtu Liverpooli e mposht me lehtësi Arsenalin në derbin e javës në Ligën Premier

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje padyshim se ishte sulmuesi egjiptian, Salah, i cili u notua me 8.6.

Mohamed Salah (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për lojtarin e Arsenalit, Joe Willock, që u vlerësua me notë 5.6.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka luajti për 90 minuta në këtë dhe pati një paraqitje solide duke u notuar me 6.4.

Liverpool:

Arsenal:

/Telegrafi/

Exit mobile version