Liverpooli fitoi në Ligën Premier ndaj Bournemouthit me rezultat 3-0.
Për Reds shënuan Sadio Mane (24′), Georginio Wijnaldum (34′) dhe Mohamed Salah (48′).
Më i miri ishte Salah, ndërsa përveç dy golashënuesve tjerë me notë të lartë u vlerësuan edhe Roberto Firmino, Joel Matip, Naby Keita dhe Andrew Robertson.
Më i miri te mysafirët ishte mbrojtësi Diego Rico, ndërsa paraqitje të mirë arrit të bëjë edhe mesfushori Ryan Fraser.
Ndërsa një nga lojtarët që dëshpëroi te Bournemouthi ishte ish-Redsi, Jordon Ibe, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:
Liverpool:
Bournemouth:
Vlen të theksohet se Xherdan Shaqiri në këtë ndeshje nuk ishte as në bankën rezervë për shkak të një çrregullimi abdominal.
Në xhiron e ardhshme skuadra e Klopp do të luajë kundër Manchester Unitedit, ndërsa Bournemouthi ndaj Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/