Telegrafi

Liverpool 0-0 Arsenal, notat e lojtarëve: Xhaka me vlerësim katastrofal, White më i miri në fushë

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë gjysmëfinale në EFL Cup mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

Në 90 minutat e zhvilluara në Anfield, rezultati ishte i barabartë 0-0 me dy skuadrat që nuk gjetën golin në këtë sfidë.

Arsenal mbeti pas 24 minutave me një futbollist më pak, kur mesfushori shqiptar Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Duke parë se qëndroi në fushë për vetëm 24 minuta, SofaScore i ka vendosur notë katastrofale mesfushorit shqiptar vetëm 3,9.

E futbollisti me notën më të lartë tek mysafirët ishte qendërmbrojtësi Ben White që bëri një ndeshje të madhe në Anfield.

Ndërkohë te Liverpooli më i vlerësuari ishte portieri Alisson Becker si dhe dyshja e mbrojtjes Virgil Van Dijk e Andy Robertson. /Telegrafi/