Site icon Telegrafi

Lively urren disa role: Ishin të tmerrshme

Blake Lively mendon se është dukur e tmerrshme në disa prej roleve të saj.

Aktorja 27-vjeçare pëlqen që të përshtatet sa më shumë në punën e saj, por tregon se sfidat jo gjithmonë i janë shpërblyer, duke marrë role që nuk mund t’i përballonte.

“Unë gjithmonë dëshiroj ta sfidoj dhe stimuloj veten time. Ndonjëherë, kur shoh filmat e mi mendoj se dukem shumë keq në këtë film, sepse kam sfiduar veten time për të bërë diçka që nuk mund ta bëja, ndërsa kur shoh disa të tjerë mendoj se ia kam dalë duke bërë diçka që ishte shumë e vështirë për mua”, ka thënë ajo, transmeton Top Channel.

Protagonistja e “The Age of Adaline”, e cila ka një vajzë katërmuajshe me Ryan Reynolds, mendon se është në kulmin e karrierës së saj, pasi i janë ofruar shumë role.

“Çdo vit që kalon për mua bëhet më emocionues, sepse më ofrohen më shumë role dhe kam më shumë mundësi”, është shprehur Lively për revistën Look.

 

Exit mobile version