Telegrafi

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Ka filluar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në këtë seancë do të betohen deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 6 tetorit.

Meqenëse ende nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje ndërmjet LVV dhe LDK, në seancë pritet të bëhet vetëm betimi i deputetëve, por jo edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Në përbërjen e re parlamentare do të jenë të përfaqësuara 14 subjekte politike.

Seanca do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, përkatësisht Jahja Koka, shoqëruar nga deputeti më i ri, në rastin konkret, deputetja Fjolla Ujkani, që të dy deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lexo po ashtu Fillon seanca konstituive e Kuvendit, emërohen anëtarët e Komisionit për verifikimin e mandatave të deputetëve

Pikë e parë e seancës do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve.