Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova ishte nikoqir i Sllovenisë në ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve, të cilën e fituan mysafirët me rezultat 0-1.
Të zgjedhurit e Bernard Challandes kanë arkëtuar vetëm një pikë nga tri ndeshjet e para, një barazim (ndaj Moldavisë) dhe dy humbje (ndaj Greqisë dhe Sllovenisë).
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e përballjes së rëndësishme, Kosovë 0–1 Slloveni.
Situata në Grupin 3 të Ligës C
Sllovenia dhe Greqia janë shmangur me nga shtatë pikë në krye të grupit. Kosova dhe Moldavia mbesin me nga një pikë.
Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon në Greqi më 14 tetor.
Kosova 0-1 Sllovenia, statistikat e ndeshjes
Përfundon ndeshja
Me rezultat 0-1, Kosova e ka humbur nga Sllovenia ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Haris Vuckic e shënoi golin e vetëm në pjesën e parë (22’) të ndeshjes.
90’+2 Rashani nuk ia del ta devijojë topin drejt portës kundërshtare.
89’ Pak kohë në dispozicion të Kosovës deri në mbyllje të takimit.
88’ Florent Hasani inkuadrohet në vend të Edon Zhegrovës.
84’ Benjamin Kololli dhe Herolind Shala e lëshojnë fushën. Inkuadrohen Elbasan Rashani dhe Florent Muslija.
82’ Elbasan Rashani përgatitet të inkuadrohet në lojë, ndërsa edhe Florent Muslija është duke u përgatitur.
78’ Arbër Zeneli largohet duke i bërë vend Lirim Kastratit.
75’ Dy zëvendësime deri më tani nga sllovenët, ndërsa Challandes akoma nuk ka bërë asnjë. Ndërkohë që bëhet gati Lirim Kastrati që të hyjë në lojë.
74’ Situatë e rrezikshme, por Hadërgjonaj fiton duelin e shpejtësisë, ndërsa Muric e rrëmben topin.
73’ Kosova dominon me posedimin e topit, mirëpo epërsia është në favor të Sllovenisë.
71′ Rast që nuk shfrytëzohet pas një harkimi nga këndi të Zhegrovës. Mungoi goditja finale nga lojtarët tanë.
69’ Kalojnë minutat ndërkohë që topi qarkullon kryesisht në mesfushë, ndërsa depërtimet nuk janë të duhurat.
66’ Mungon loja e duhur për të shkuar në ofensivë dhe për të krijuar aksione të rrezikshme.
63’ Zeneli driblon disa kundërshtarë nga e majta, por depërtimi është i pamundur. Përpjekje për të dribluar bën edhe Zhegrova dhe në fund tanët e humbin topin.
59’ Depërtim nga Zeneli që nuk arrin të godasë drejt portës, ndërkohë që topi i kthyer më pas nuk shfrytëzohet në mënyrën më të mirë.
55’ Vazhdojnë përpjekjet e nikoqirëve për të shkuar drejt portës kundërshtare.
52’ Herolind Shala tentoi me një goditje nga largësia, por topi shkoi përmbi portë.
51’ Disa përpjekje të Dardanëve për të ndërtuar aksionet e nevojshme për të shënuar.