Është hedhur tashmë shorti për çiftet çerekfinale të Ligës së Evropës, të cilat si asnjëherë më parë do të zhvillohen me nga vetëm një ndeshje.
Në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 13:00 ka filluar gjithçka për kompletimin e çifteve çerekfinale të Ligës së Evropës dhe tashmë ekipet kanë mësuar kundërshtarët.
Sikurse Liga e Kampionëve, ashtu edhe Liga e Evropës do të zhvillojë ndeshjet çerekfinale me format “Final Eight”, ku skuadrat do ta luajnë vetëm nga një takim.
Fillimisht do të luhen ndeshjet e mbetura të 1/8-tës Inter-Getafe, Sevilla-Roma në Gjermani si vend neutral, pasi nuk është zhvilluar asnjëra përballje.
🚨 THIS IS YOUR ONE-HOUR WARNING! 🚨
👇 Who's your team? #UELdraw
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) July 10, 2020
Ndërsa ndeshjet kthimit Eintracht Frankfurt 0-3 Basel, Stamboll Basaksehir 1-0 FC Kopenhagen, LASK 0-5 Manchester United, Olympiakos 1-1 Wolves, Rangers 1-3 Bayer Leverkusen, Wolfsburg 1-2 Shakhtar Donetsk do të luhen më 5-6 gusht.
Çerekfinalet e Ligës së Evropës pastaj do ta ndjekin të njëjtin model si Liga e Kampionëve, por ato do të zhvillohen në Gjermani më 10-11 gusht, gjysmëfinalet më 16-17 gusht dhe finalja e madhe më 21 gusht.
Përballja më interesante pritet të jetë ajo mes fituesit të Inter-Getafe dhe Leverkusen-Rangers, ndërsa ndeshje e mirë pritet të jetë edhe ajo në mes të fituesit të Wolves-Olympiacos dhe Roma-Sevilla.
Çiftet çerekfinale në Ligën e Evropës:
Shakhtar Donetsk / Wolfsburg – Basel / Frankfurt
Man. United / LASK – Copenhagen / Istanbul Basaksehir
Inter / Getafe – Leverkusen / Rangers
Wolves / Olympiacos – Roma / Sevilla
/Telegrafi/