Në Shtëpinë e Futbollit Evropian në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur tashmë shorti nga ora 12:00 dhe janë mësuar çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Edicioni 2020-21 i Ligës së Kampionëve ka hyrë në fazat e ‘nxehta’ të garës dhe ka shumë pak hapësirë për gabime në raundet e eliminimit direkt.
Tani kanë mbetur vetëm tetë skuadra ndërsa kërkimi për t’u kurorëzuar mbretërit evropianë vazhdon të jetë objektivi i secilit klubi.
👀 Who can your team get in Friday's Champions League quarter-final draw?
See all the possible scenarios 👇#UCLdraw
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 18, 2021
Bayern Munich, Liverpool, Manchester City, Real Madrid, Paris Saint-Germain, Porto, Chelsea dhe Borussia Dortmund janë ekipet që kërkojnë lavdinë evropiane.
Hedhja e shortit ka bërë që të caktohen ndeshje shumë interesante, ku spikasin ndeshjet Bayern Munich-PSG dhe Real Madridi-Liverpool.
Interesant pritet të jetë edhe në dy ndeshjet tjera: Man City-Dortmund dhe Porto-Chelsea.
Ndeshjet çerekfinale do të luhen në dy ndeshje.
Takimet e para do të luhen në 6 dhe 7 prill, ndërsa të dytat do të luhen një javë më vonë më 13 dhe 14 prill.
Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohet me 27/28 prill dhe 4/5 maj, ndërsa finalja e Stambollit pritet të luhet më 29 maj.
Çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve:
Manchester City – Borussia Dortmund
Porto – Chelsea
Bayern Munich – Paris Saint-Germain
Real Madrid – Liverpool
/Telegrafi/