Në ditën e fundit të sezonit 2018/2019, Manchester City e ka siguruar titullin e gjashtë në histori të klubit në elitën e futbollit anglez. Pikërisht në xhiron e 38-të mori fund konkurrimi me Liverpoolin dhe të zgjedhurit e Pep Guardiolas fituan me një pikë më shumë.
Tottenham Hotspur u bashkua me Cityn, Liverpoolin dhe Chelsean në Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/2020, ndërsa Arsenali mbeti jashtë top-katërshes dhe kualifikimin do ta kërkojë përmes Ligës së Evropës.
Manchester Unitedi e ka mbyllur sezonin në vend të gjashtë dhe do të luajë në kualifikimet e Ligës së Evropës.
Huddersfield Town, Fulham dhe Cardiff City nuk do të jenë pjesë e Ligës Premier në sezonin e ardhshëm, por do të luajnë në Championship.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për çdo detaj lidhur me ditën vendimtare në kampionatin anglez.
Tabela përfundimtare e sezonit 2018/2019 në Ligën Premier
Liverpooli fiton, por dështon përsëri ta fitojë titullin e Ligës Premier
Liverpool ka dështuar edhe një herë që ta fitojë titullin e Ligës Premier, edhe pse arriti t’i grumbullonte 97 pikë në këtë sezon.
Tottenhami luan në Ligën e Kampionëve
Arsenali ka dështuar të përfshihet në top katërshe këtë edicion në Ligën Premier. Kualifikimin në Ligën e Kampionëve duhet ta kërkojë përmes Ligës së Evropës.
Përfundon drama, Manchester City është kampion i Ligës Premier
Manchester City e ka fituar garën kundër Liverpoolit për t’u shpallur kampion i Ligës Premier për sezonin 2018/2019, njëherësh duke e mbrojtur titullin e kampionit të Anglisë.
Liverpooli e shënon golin e dytë
Sadio Mane e ka shënuar edhe golin e dytë kundër Wolverhamptonit (82′), mirëpo nuk do t’i shërbejë për titull, duke qenë se Manchester City është duke fituar me rezultat bindës.
Evertoni e përmbys rezultatin, por Tottenhami barazon shpejt
Evertoni e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Tottenhamit. Realizues ishte Cenk Tosun (72′).
Mirëpo, i shpejtë ishte reagimi i Christian Eriksen për ta barazuar rezultatin (75′).
City do të jetë kampion i ri, shënon golin e katërt
Tashmë thuajse gjithçka ka marrë fund dhe Manchester City do të jetë kampion i Ligës Premier edhe për sezonin 2018/2019.
Ilkay Gundogan shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë dhe tashmë ka nisur festa e ‘Citizens’.
https://twitter.com/B_Skip17/status/1127597285100048384
Evertoni e barazon rezultatin ndaj Tottenhamit
Theo Walcott e ka barazuar rezultatin në ndeshjen kundër Tottenhamit (70′).
Arsenali e ka shënuar edhe golin e dytë
Pierre-Emerick Aubameyang me golin e dytë personal (64′) e ka dyfishuar epërsinë kundër Burnleyt.
Menjëherë pas, Burnley e ka ngushtuar rezultatin me golin Ashley Barnes (67′).
Brighton 1-3 Man City
Manchester City është shumë pranë që ta mbrojë titullin e Ligës Premier, pasi e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Brightonin. Riyad Mahrez ishte golashënues (64′).
Is that the goal that seals it? Riyad Mahrez makes it 3-1 to City and they're 1-125 to get the victory they need.#BRIMCI #LIVWOL pic.twitter.com/K2EdlMZ03d
— Racing Post Sport (@RacingPostSport) May 12, 2019
Arsenali në epërsi
Pierre-Emerick Aubameyang e ka kaluar arsenalin në epërsi (53′) në ndeshjen kundër Burnleyt.
Manchester United 0-2 Cardiff City
Cardiffi ia ka shënuar edhe golin e dytë Manchester Unitedit. Golashënuesi është i njëjtë, Nathaniel Mendez-Laing (54′).
Fillojnë 45 minutat e fundit
Manchester City do ta mbrojë titullin, apo Liverpooli do të shpallet kampion pas 29 vitesh?
Tabela e Ligës Premier pas pjesës së parë
Festa dhe gëzimi i tifozëve të Liverpoolit pas golit të Brightonit ndaj Man Cityt
Tifozët e Liverpoolit kanë kaluar në dëlir pas golit të Brightonit ndaj Manchester Cityt.
Përfundon pjesa e parë
Me rezultatet aktuale, Manchester City e mbron titullin e Ligës Premier
City e përmbys rezultatin
Manchester City është në epërsi kundër Brightonit, pasi e ka përmbysur rezultatin në 2-1.
Riyad Mahrez harkoi nga këndi dhe Aymeric Laporte shënoi me kokë (38′).
Me këtë rezultat, skuadra e Pep Guardiolas është kampion i Anglisë.
GOAL! Brighton 1-2 Manchester City (Laporte)
Aymeric Laporte steers a header from a corner past Mat Ryan and, for the first time today, City are ahead at the Amex https://t.co/LWirV8liyM pic.twitter.com/qaQVKHXnmP
— Indy Football (@IndyFootball) May 12, 2019
Lojtarët e Liverpoolit dhe Cityt që do të mbesin pa medaljen e Ligës Premier, aty edhe Muriqi
Një lojtar duhet së paku t’i bëjë dhjetë paraqitje për skuadrën në Ligën Premier, për ta fituar medaljen e shpalljes kampion.
Ndëshkohet City, por shpejt e barazon rezultatin
Brightoni e i ka shënuar Manchester Cityt duke e zhbllokuar rezultatin me golin e Glenn Murray (27′).
Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Sergio Agueros për ta barazuar rezultatin (28′).
https://twitter.com/betbullcom/status/1127581491763003393
Cardiffi i ka shënuar Unitedit
Nathaniel Mendez-Laing e ka zhbllokuar rezultatin në Old Trafford (24′) kundër Manchester Unitedit.