Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë veprimi, ka njoftuar ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov.
Bëhet e ditur se marrëveshja afatgjatë midis Ukrainës dhe Lituanisë përfshin një këst fillestar prej 10 milionë eurosh, i cili tashmë është rënë dakord dhe fokusohet veçanërisht në prodhimin e dronëve dhe raketave Palianytsia.
“Unë i shpreha mirënjohjen Republikës së Lituanisë për mbështetjen e saj të patundur gjatë këtyre kohërave sfiduese dhe falënderova personalisht ministrin Laurynas Kasciunas”, tha Umerov, shkruajnë mediat e huaja.
Umerov dhe homologu i tij lituanez raportohet gjithashtu se diskutuan planet për pajisjen e brigadave ukrainase dhe sigurimin e municioneve.
Ndër tjera, raportohet se prioritet kryesor për vitin 2025 i dy vendeve mbetet zgjerimi i bashkëpunimit të industrisë së mbrojtjes.
Ndryshe, ministria e Mbrojtjes njoftoi më parë se Suedia gjithashtu kishte rënë dakord të financonte prodhimin e dronëve me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën për të ndihmuar vendin në luftën kundër agresionit të Rusisë. /Telegrafi/