Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda ka thënë se vendi është i gatshëm të ndaloj importet e naftës dhe gazit rus.
Lituania në vitin 2019 ka importuar rreth 63 për qind të naftës nga Rusia.
“Ne jemi më të përgatitur për një ndalesë të tillë nga burimet ruse të energjisë sesa shumë vende të tjera në BE”, tha Nauseda, përcjell Telegrafi.
Ai ka theksuar se kjo shifër tani ishte zvogëluar pasi rafineria e saj e naftës ndaloi blerjen e naftës së papërpunuar ruse.
Vendet perëndimore i vendosen Moskës sanksione në fund të muajit të kaluar pas agresionit rus në Ukrainë.
SHBA-ja ka ndaluar importet e gazit, naftës dhe qymyrit rus, ndërsa Britania e Madhe po heq gradualisht importet e naftës nga ky vend.
BE-ja, e cila merr afërsisht 40 për qind të gazit të saj nga Rusia, ka thënë se do të shkurtojë varësinë me këto produkte. /Telegrafi/