Lituania bëhet vendi i parë në Evropë që nuk do të importojë më gaz nga Rusia, për të plotësuar nevojat e saj të brendshme.
Kështu ka bërë të ditur presidenti i vendit Gitanas Nausėda, duke shtuar se edhe vendet tjera evropiane duhet ta bëjnë këtë.
Nga ky muaj – jo më gaz rus në Lituani. Vite më parë vendi mori vendime që sot na lejojnë t’i prishim pa dhimbje lidhjet energjetike me agresorin [Rusinë]. Nëse ne mund ta bëjmë atë, mund ta bëjë edhe pjesa tjetër e Evropës”, ka shkruar në Twitter presidenti Nausėda.
From this month on – no more Russian gas in Lithuania 🇱🇹.
Years ago my country made decisions that today allow us with no pain to break energy ties with the agressor.
If we can do it, the rest of Europe 🇪🇺 can do it too!
— Gitanas Nausėda (@GitanasNauseda) April 2, 2022
Kujtojmë se Lituania kishte njoftuar se nuk do të lejojë asnjë import të gazit rus. /Telegrafi/