Gara për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Barcelonës duket se po nxehet. Shumë emra janë lidhur me këtë pozicion dhe me i fundit që është Simone Inzaghi i Interit, për të zëvendësuar Xavi Hernandezin, i cili njoftoi muajin e kaluar se do të largohej në fund të sezonit.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco po udhëheq procesin për të emëruar pasardhësin e Xavi, dhe sipas gazetës Sport, katër kandidatët e tij kryesorë janë Roberto De Zerbi, Hansi Flick, Thomas Tuchel dhe Julian Nagelsmann.
Tre të fundit janë të gjithë në dispozicion gjatë verës (deri në këtë fazë), ndërsa Barcelona do të duhet të negociojë me Brighton nëse e do De Zerbi.
Megjithatë, mediat në Itali raportojnë diçka krejtësisht tjetër me një emër të njohur që ka fituar tashmë terren për t’u bërë pasues i Xavit.
Sipas një raporti të ri nga gazeta Tuttosport, Simone Inzaghi është emri i fundit në listën e ngushtë të Barcelonës për të zëvendësuar Xavin sezonin e ardhshëm.
🚨 Simone Inzaghi is also in Barça's mind to replace Xavi. @tuttosport pic.twitter.com/aNhknhcA9z
— barcacentre (@barcacentre) February 28, 2024
Italiani është bërë i njohur në Evropë për qëndrimin e tij të suksesshëm në Inter dhe lojën e tij totale që po duartrokitet nga të gjithë njohësit e futbollit.
Që nga viti 2021, ai e ka udhëhequr skuadrën drejt dy titujve të Kupës së Italisë dhe tre titujve të Superkupës së Italisë, së bashku me një ecuri mbresëlënëse në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.
Pas këtyre arritjeve, trajneri italian është shumë afër titullit të Serie A me Nerazzurrët pasi tashmë ka 9 pikë epërsie me vendin e dytë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, kur kanë mbetur edhe 11 xhiro deri në fund.
Megjithatë, katalunasit nuk janë klubi i vetëm i interesuar për shërbimet e tij. Skuadrat e Ligës Premier si Liverpool, Manchester United dhe Chelsea kanë gjithashtu Simonen në radarin e tyre. /Telegrafi/