Telegrafi

Lista me talentët më të shtrenjtë në botë që kanë lindur pas vitit 2000

(Fotomontazh: DailyMail/Instagram)

Mason Greenwood është futbollisti më i vlerësuar në Ligën Premier nga lojtarët e lindur në këtë milenium, ndërsa çmimi i tij konsiderohet rreth 103.8 milionë funte (115.3 milionë euro).

CIES Football Observatory’ ka bërë një listë të futbollistëve të lindur pas vitit 2000 nga pesë top-ligat evropiane, ndërsa ylli i Manchester Unitedit vlerësohet më i shtrenjti në Angli.

Pas tij në Ligën Premier, ndodhet Ferran Torres i Manchester Cityt (95.4 milionë funte/106 milionë euro) dhe Bukayo Saka i Arsenalit (86.3 milionë funte/96 milionë euro).

(Foto: Instagram/masongreenwood)

Me gjithë vlerësimin e lartë, Greenwood është vetëm i pesti në top-listën prej 100 futbollistëve.

Më i vlerësuari në këtë listë është mbrojtësi i majtë i Bayern Munichut, Alphonso Davies, i cili ka një çmim prej 162.5 milionë funte/180.5 milionë euro.

(Foto: Instagram/alphonsodavies)

Edhe vendin e dytë e mban Bundesliga me anësorin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, i cili ka vlerën prej 113.1 milionë funte/125.6 milionë euro.

Ylli tjetër i BVB, Erling Haaland, është i katërti në listë (108.3 milionë funte/120.3 milionë euro), ndërsa dominimin e Bundesligas e ndan sulmues i Barcelonës, Ansu Fati, i cili renditet i treti në listën e përgjithshme (110.8 milionë funte/123.1 milionë euro).

(Foto: Instagram/dejan.k10)

Anësori i Juventusit, Dejan Kulusevski, është i vetmi përfaqësues nga Serie A në top-10 (në vend të tetë) me një vlerësim prej 67.7 milionë funte/75.2 milionë euro. Ndërsa ylli i Real Madridit, Rodrygo Goes, është i dhjeti në listë (63 milionë funte/70 milionë euro), pas Foden që në listën e përgjithshme renditet i nënti. /Telegrafi/

(Foto: CIES)