Site icon Telegrafi

Lista Serbe nuk mbështet formimin e Ushtrisë në Kosovë

Nënkryetari i Listës Serbe dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Igor Simiq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Lista Serbe nuk do ta mbështesë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Formacioni i vetëm ushtarak legal në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është KFOR-i, i cili në këto hapësira ka ardhur me pajtimin e Republikës së Serbisë, ka thënë Simiq.

Lexo po ashtu Haradinaj: Secili hap që ka të bëjë me ushtrinë do të bëhet në pajtim me aleatët tanë strategjikë

Reagimi i zyrtarit të Listës Serbe ka ardhur pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndryshe, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj j ka bërë të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës, siç ka thënë ai, konform me përmbushjen e agjendës së saj, i ka miratuar sot tri ligjet që kanë të bëjnë me procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si e drejtë kushtetuese e saj dhe si përgjigje nevojave të konsolidimit të brendshëm të shtetit. /REL/

Exit mobile version