Deputetët e Listës Serbe kanë konfirmuar se nuk do të jenë të pranishëm në seancën e Kuvendit ku pritet të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.
Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, për KosovaPress thotë: “Kemi vendosur që mos të marrim pjesë në këtë seancë për shkak të situatës së sigurisë që po mbretëron kohëve të fundit e po ashtu për shkak të protestës që është duke u mbajtur”!
Ai tha se nisur nga këto shkaqe, Lista Serbe ka marrë vendim që mos të jenë në seancë, ndërsa tha se edhe pa deputetët e kësaj Liste, Kuvendi e ka kuorumin për të mbajtur seancën.