Telegrafi

Lista Serbe kundër shkuarjes në zgjedhje

Përfaqësuesi i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se kjo parti nuk është që të shpërbëhet Kuvendi dhe të shkohet në zgjedhje.

Rakiq ka thënë se në situatën në të cilën ndodhemi shkaku i pandemisë ne nuk jemi për zgjedhje.

“Sa i përket qëndrimit të Listës Serbe nuk jemi për zgjedhje në kohën e pandemisë, duhet të qëndrojmë së bashku. Po e përsëris, nuk jemi për zgjedhje të reja”, ka thënë Rakiq. /Telegrafi/