Site icon Telegrafi

Lista Serbe kthehet në Kuvend, për të “luftuar kundër Ushtrisë së Kosovës”

Deputetët e Listës Serbe kanë vendosur që të kthehen në Parlament.

Këtë e tha për Tanjug, shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, duke shtuar se këtë e bëjnë “që t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që ta pengojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës”.

Për kthimin në kuvend Simiq ka thënë se kanë vendosur, “duke marrë parasysh interesat e popullit serb në Kosovë, si dhe situatën komplekse të politikës dhe sigurisë në Kosovë”.

Exit mobile version