Telegrafi

Lista me pesë yjet që Xavi i do në Camp Nou – por vetëm njëri mund të transferohet

Ylli i Liverpoolit, Thiago Alcantara thuhet se është në listën e ngushtë të mesfushorëve qoi kërkon Barcelona përpara kësaj vere.

Mesfushorit 31 vjeçar i bashkohen edhe emra si Dani Olmo, Xavi Simons, Arnau Martinez dhe Sergio Gomez, sipas Diario AS.

Thiago luajti me trajnerin Xavi pasi depërtoi në ekipin e parë të Barcelonës dhe vazhdoi të bënte 101 paraqitje përpara se të largohej për te Bayern Munich në vitin 2013.

Ai kaloi shtatë vjet në Bayern, duke fituar shtatë tituj të Bundesligës dhe Ligën e Kampionëve, përpara se t’i bashkohej Liverpoolit në vitin 2020.

Reprezentuesi spanjoll ka kaluar dy muaj jashtë fushës me një lëndim të kofshës dhe për herë të fundit është paraqitur për skuadrën e Jurgen Kloppit në shkurt.

Pas kthimit nga Kampionati Botëror në Katar, Thiago filloi çdo ndeshje për klubin Merseyside përpara se të lëndohej.

Gjatë mungesës së ish-lojtarit të Bayern Munichut, Liverpool ka fituar vetëm katër nga 10 ndeshjet e fundit.

Mesfushori sulmues i RB Leipzig, Olmo erdhi nga akademia e Barcelonës si i ri, përpara se të largohej nga klubi për t’iu bashkuar Dinamo Zagrebit në 2014.

Shtimi i 24-vjeçarit në skuadër, do t’i siguronte Xavit një opsion shumë të nevojshëm në të tretën e fundit të fushës.

Simons iu bashkua Paris Saint-Germain në vitin 2019, por PSV vulosi një transferim të përhershëm për adoleshentin verën e kaluar.

I riu që vlerësohet lartë erdhi po ashtu nga akademia e Barcelonës përpara se të transferohej te PSG.

Gomez iu bashkua Manchester Cityt nga Anderlecht për 15 milionë euro në verë, me klubin që zgjodhi kundër huazimit të spanjollit pasi dështoi të nënshkruante Marc Cucurellan, i cili u transferua nga Brighton te Chelsea.

Gomez ra në sy duke luajtur te Anderlecht nën drejtimin e ish-kapitenit të Cityt, Vincent Kompany, sezonin e kaluar.

Ai iu bashkua klubit belg një vit më parë pas një periudhe në Borussia Dortmund. /Telegrafi/