Disa lojtarë janë larguar nga Real Madrid ndërsa disa të tjerë i janë bashkuar skuadrës.
Por, me ndryshimet në skuadër, kanë ndryshuar edhe lista e lojtarëve që paguhen më së shumti te Los Blancos.
Natyrisht se kjo listë ndryshon shkaku i transferimit të Jude Bellingham, që iu bashkua Real Madridit nga Dortmundi në vlerën e 103 milionë eurove.
Këtu mund të shikoni listën me top 10 lojtarët më të paguar te klubi spanjoll sipas Cadena Cope:
1. Toni Kroos – 11.7 milionë euro,
2. David Alaba – 10.8 milionë,
3. Jude Bellingham – 10.5 milionë,
3. Luka Modric – 10.5 milionë,
5. Vinicius Junior – 10 milionë,
6. Thibaut Courtois – 7.2 milionë,
7. Antonio Rudiger – 7 milionë,
8. Aurelien Tchouameni – 6 milionë,
9. Ferland Mendy – 5 milionë,
9. Dani Carvajal – 5 milionë euro.
Lista nuk pritet të ndryshojë shumë; megjithatë, Vinicius Jr mund të marrë vendin e parë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re, ndërsa Ferland Mendy mund të largohet nga skuadra. /Telegrafi/