Uebfaqja Data4X ka publikuar të dhënat lidhur me bizneset dhe sektorët që e kanë dominuar me qarkullimin më të lartë në periudhën 2013-2022.
Në këto të dhëna janë paraqitur edhe emrat e pesë bizneseve që kanë qëndruar në vazhdimësi në Top 10-she.
Sipas Data4X, në vitin 2013 listën e bizneseve më fitimprurëse e ka kryesuar Elkos-i. Ndërsa në Top 5-she kanë bërë pjesë edhe KEK-u, KEDS-i, Telekomi i Kosovës dhe Hib Petrol.
E në vitin 2022, këto të dhëna kanë ndryshuar duke e renditur në pozitën e parë Kosovo Çalik Limak Energy (KCLE). Ndërkaq, në Top 5-she bëjnë pjesë edhe Elkos-i, Viva Fresh, KEK-u dhe Hib Petrol.
Kjo uebfaqe ka publikuar edhe listën me 10 kompanitë me qarkullimin më të lartë gjatë vitit 2022. Edhe këtë listë e kryeson Kosovo Çalik Limak Energy (KCLE) me fitim 380 milionë euro. /Telegrafi/