Telegrafi

Lista e top-shënuesve në IPKO Superligë, Shillovës i afrohen Alidema, Hoti e Mircevski

IPKO Superliga ka nxjerrë disa emra mjaftë interesant të sulmuesve këtë edicion, ku spikat Alban Shillova i Flamurtarit.

Sulmuesi prishtinas edhe pse nuk luajti në ndeshjen e fundit, ka arritur të shënojë tetë herë në nëntë ndeshjet e para në Superligë.

Pas tij vjen sensacioni i këtij kampionati, Festim Alidema i Llapit që ka shënuar gjashtë herë.

Me nga pesë gola janë Mendurim Hoti i Feronikelit dhe Martin Mircevski i 89-shit.

Në listë me nga katër gola janë Taulant Dajaku (Drenica), Betim Haxhimusa (Drita), Astrit Fazliu (Feronikeli), Liridon Fetahaj (Liria), Qëndrim Gashi (Liria) dhe Fatih Karahoda (Liria).

Superliga kthehet në fundjavë me gjashtë ndeshje, ku pritet të ketë edhe lëvizje në listën e shënuesve. /Telegrafi/

Lista e top-shënuesve  

8 gola

Alban Shillova (KF Flamurtari)

6 gola

Festim Alidema (KF Llapi)

5 gola

Mendurim Hoti (KF Feronikeli)

Martin Mircevski (KF Trepça ’89)

4 gola

Taulant Dajaku (KF Drenica)

Betim Haxhimusa (KF Drita)

Astrit Fazliu (KF Feronikeli)

Liridon Fetahaj (KF Liria)

Qëndrim Gashi (KF Liria)

Fatih Karahoda (KF Liria)