Telegrafi

Lista e skuadrave që kanë më së shumti abonime për edicionin e ri në Serie A

Kampionati italian serie A do të startojë në edicionin e ri më 24 gusht.

Kësisoj skuadrat janë bërë gati për një edicion të zjarrtë ku Juventusi edhe këtë edicion mbetet skuadra për tu mundur.

Mediat italiane kanë zbuluar edhe skuadrat me më së shumti abonime për edicionin e ri.

Interi e mban vendin e parë me 40 mijë abonime, ndërsa ka lënë mbrapa kampionin në fuqi Juventusin me 27,700 abonime vjetore.

Milani zë pozitën e tretë me 20 mijë abonime, ndërsa Roma është e katërta me 18 mijë.

Lazio dhe Lecce kanë nga 17 abonues për edicionin e ri, me skuadrën e rikthyer në Serie A që befasisht zë këtë pozitë.

Çuditërisht Napoli ka mbetur shumë poshtë si skuadër pretendente për titull me vetëm nëntë mijë abonues vjetor. /Telegrafi/