Site icon Telegrafi

Lista e qyteteve me njerëzit më miqësorë në Evropë

Është një fakt i pashmangshëm që një nga përbërësit më të rëndësishëm në recetën për një pushim të paharrueshëm, janë njerëzit që takojmë gjatë rrugës.

Vendasit miqësorë që ju presin ngrohtësisht dhe duan t’ju ndihmojnë të bini në dashuri me qytetin e tyre, mund ta kthejnë një udhëtim mesatar në një udhëtim të paharrueshëm.

Shumë faktorë duhet të bashkohen në vlerësimin e një qyteti: historia e tij, arkitektura me famë botërore, si dhe konsiderata më bashkëkohore, siç është oferta gastronomike. Megjithatë, si me çdo gjë, janë njerëzit që mund ta ngrenë një vend dhe qytetet evropiane janë shtëpia e disa prej banorëve më miqësorë në mbarë botën.

Lexo po ashtu Sylt: Çfarë duhet të dini për ishullin më të famshëm në Gjermani

Revista e udhëtimit Conde Nast Traveler ka publikuar një listë të qyteteve evropiane me banorët më miqësorë sipas një sondazhi për vitin 2023.

Vendin e parë e ka zënë qyteti italian i Sienas. “Ka shumë kafene, restorante familjare dhe qyteti është i famshëm për Palion e përvitshme, një garë kuajsh pa shalë që mbahet çdo verë në Piazza del Campo” – vë në dukje artikulli. Vendasit, natyrisht, janë të njohur për mirëpritjen e tyre të ngrohtë.

Pozitën e dytë dhe të tretë e zënë qytetet irlandeze, Cork dhe Dublin, ndërsa në vendin e katërt të kësaj liste është Helsinki i Finlandës.

Dy qytetet spanjolle, Malaga dhe San Sebastian, zunë vendin e gjashtë, respektivisht të shtatë. Dubrovniku, Bukureshti dhe Lubjana, mbyllin top-10. /Telegrafi/

Exit mobile version