Telegrafi

Lista e lojtarëve që po kërkohen nga Manchester City – Dias e Chilwell për mbrojtjen, Oyarzabal për mesfushë dhe Lautaro për sulm

Manchester City janë futur në këtë afat kalimtar të janarit duke kërkuar disa emra të rëndësishëm të futbollit evropian, por që me shumë gjasë harxhimet do të bëhen gjatë verës.

Si primare është gjetja e një mbrojtësi të qendrës, që do të kryente punë deri në fund të këtij sezoni.

Në listë është emri i Ruben Dias të Beficas, pasi që Merih Demiral ka pësuar lëndim të rëndë dhe do të jetë jashtë fushave për disa muaj.

Po ashtu kërkohet edhe një mbrojtës i majtë, ku Ben Chilwell i Leicester pëlqehet më shumë.

Me largimin e mundshëm të Leroy Sane drejt Bayern Munich, klubi është vënë pas ylli të ri bask të Real Sociedad, Mikel Oyarzabal.

Sa i përket sulmit është vetëm një objektiv, pasi pëlqehet tej mase Lautaro Martinez që këtë sezon po shkëlqen te Interi.  /Telegrafi/