Brenda botës së spektaklit janë të panumërta rastet e pakëndshme kur shumë prej meshkujve të njohur flirtojnë apo kalojnë kohën me femra të bukura. Ky është edhe rasti i këngëtarit të famshëm, Kanye West, për të cilin revista bdmanmag ka bërë një shkrim duke përmendur disa nga femrat e bukura me të cilat është shoqëruar.
Sot, imazhi i kantautorit të famshëm nuk është ai që ka qenë pak vite më parë, kur ende nuk e kishte njohur gruan e tij, Kim Kardashian. Asokohe ai shijonte bukurinë femërore, ndaj edhe shihej kudo nën shoqërinë e tyre. Edhe pse nuk ka arritur nivelin e adhurueshëm të Justin Timberlake apo Leonardo DiCaprio, sërish rinia e Kanye ishte e mbushur plot me vajza të bukura.
Në renditjen e revistës, gjashtë janë më të famshmet që kanë pasur fatin ta kenë në krah reperin për disa kohë, mes tyre është edhe një shqiptare, transmeton Revista Class.
Alexis Phifer: Ka qenë e dashura e tij nga viti 2002 deri në vitin 2008, madje kishin edhe plane për fejesë derisa doli në skenë Amber Rose, e cila në atë kohë u bë e parezistueshme për reperin.
Amber Rose: Marrëdhënia e tyre nisi në fillim të verës së vitit 2008 dhe zgjati rreth dy vjet, deri në vitin 2010. Në atë kohë, Amber u bë e famshme edhe për shkak të shumë fotove komprometuese duke flirtuar me Kanyen.
Virginie Maury: Pas marrëdhënies me Amber Rose, West u fotografua në një ballkon në Kanë duke u puthur me modelen e bukur franceze. Historia me të mbeti ende e mjegullt, por diçka është e sigurt: Virginie mbeti një prej femrave më të parezistueshme për të.
Selita Ebanks: Ish-modelja e Victoria’s Secret pati një marrëdhënie të shkurtër me reperin në verën e vitit 2010. Edhe pse nuk u konfirmua zyrtarisht, mediat shkruan se ata të dy janë parë bashkë në disa prej evenimenteve artistike gjatë atyre muajve.
Angela Martini: Mbetet ende në vazhdën e thashethemeve, megjithatë thuhet se reperi ka pasur një flirt me modelen shqiptare, Miss Albania në vitin 2010, e cila asokohe u shfaq edhe në koleksionin e rrobave të banjës në revistën Sports Illustrated.
Kim Kardashian: Vijojnë ta ruajnë marrëdhënien që nga prilli i vitit 2012, menjëherë pasi ylli televiziv shkurorëzoi martesën me Kris Hamfris. Kanye dhe Kim janë të martuar dhe kanë dy fëmijë.