Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar platformën para anëtareve e aktivistëve të kësaj partie.
Ndër të tjera, Kurti ka theksuar se si çështje që do trajtohet me shumë rendësi në Vetëvendosje janë barazia gjinore, organizim i aktivistëve në baza profesionale, avancimi i demokracisë, së brendshme dhe asaj të jashtme, e të tjera.
Por, kur Kurti fliste për platformën e Lëvizjes, nga 32 deputetë sa ka Vetëvendosje në Kuvend në këtë legjislaturë, vetëm 12 prej tyre ishin të pranishëm në këtë ngjarje, duke përfshirë këtu edhe vet Kurtin.
Duhet ditur se Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të VV’së në votimin që mbahet më datën 21 janar, ndërsa grupi ‘i të dorëhequrve’ ka kërkuar nga ai që të mos kandidojë për kryetar, shkruan Telegrafi.
Ju sjellim listën e plotë e deputetëve të VV’së që nuk ishin të pranishëm në fjalimin e Kurtit
Dardan Molliqaj
Visar Ymeri
Dardan Sejdiu
Aida Dërguti
Fisnik Ismaili
Donika Kadaj
Rexhep Selimi
Dukagjin Gorani
Driton Çaushi
Faton Topalli
Frashër Krasniqi
Shqipe Pantina