Lisandro Lopez ka arritur në Milano, më saktë në hotelin Melia.
Qendërmbrojtësi i Benficas pritet të kryej nesër (e hënë) testet mjekësore te Interit, përkundër kësaj vizita e tij në qytetin e modës ishte befasuese për të gjithë.
Klubi zikaltër ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe klubin portugez, ata do të paguajnë gjysmë milioni euro për huazimin gjashtë mujor.
Lisandro Lopez stasera ha visto Ausilio. Domani visite e firma sul contratto. @FcInter1908it pic.twitter.com/PRSGeXxTHW
— Eva A. Provenzano (@EvaAProvenzano) January 14, 2018
Ata kanë edhe të drejtën e blerjes, kjo në shifrën e nëntë milionëve tjera.
Mbrojtësi nuk ka qenë lojtar i rregullt për Benfican, në katër sezonet sa ishte pjesë e tyre, ai është paraqitur vetëm 32 herë në ndeshjet e ligës.
Vlen të theksohet se për një sezon (2013/15) ishte i huazuar edhe te Getafe.
Gjithsesi, ai te skuadra e Luciano Spallettit nuk vjen të luajë si titullar, por si zëvendësues në rast nevoje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=NCC0gaS-pLo