Site icon Telegrafi

Lirohuni nga stresi për tre minuta

Çdo ditë i ekspozohemi stresit, mirëpo ky truk do t’ju ndihmojë që të liroheni për tre minuta, kudo që të gjendeni.

Instruktorja e meditimit Emily Knoles, ka këshillën se si në mënyrën më të thjeshtë të largoni stresin.

“Nuk ju nevojiten qirinj, nuk jeni të detyruar të uleni këmbëkryq në dysheme”, thotë Knoles.

E gjitha që është e nevojshme është që të mbyllni sytë apo të fokusoheni në një pikë (gjë që mund ta bëni madje edhe kur jeni në punë edhe kur jeni ulur pranë tavolinës), derisa shputat ju janë të lëshuara rrafsh në dysheme, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Teknika e përdorur nga punonjësit e Google: Forcon rezistencën ndaj stresit, inkurajon motivimin dhe ruan shëndetin mendor

Derisa i mbyllni sytë apo me përqendrim shikoni në një pikë, merrni thellë frymë nëpër hundë, pastaj thjesht nxirreni frymën.

“Nxjerrja e frymës është mënyrë shumë e efektshme me të cilën i rekomandojmë trupit që në kohë të përsëritet”, thotë Knoles.

Pastaj filloni të merrni frymë ashtu që në vete të numëroni: një derisa merrni frymë, një derisa nxirrni frymën, dy derisa merrni frymë, dy derisa nxirrni frymën… dhe kështu me radhë deri në tetë përsëritje.

Emily Knoles propozon të marrja frymë thellë të përsëritet tetë herë apo sado që juve t’ju konvenojë dhe gjatë asaj kohe plotësisht lirojeni trupin, sidomos supet dhe pjesën e sipërme të shpinës.

/Telegrafi/

Exit mobile version