Site icon Telegrafi

Lirohet nga burgu gruaja e El Chapo

Arkiv

Emma Coronel Aispuro, gruaja e bosit meksikan të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, është liruar gjatë ditës së sotme nga një burg amerikan.

Ajo ishte dënuar me tre vjet burg në nëntor të vitit 2021 pasi u deklarua fajtore për trafik droge dhe pastrim parash. Dënimi përfshinte gjithashtu edhe një lirim me kusht dhe një konfiskim prej 1.5 milion dollarësh (1.4 milion euro).

Lexo po ashtu Ai ishte krimineli më i frikshëm në botë, por tani i shijon rrezet e diellit vetëm një orë në ditë: Jeta e "Chapo" në burgun ADMAX

“Për arsye sigurie, ne nuk po japim më shumë informacion për këtë rast”, tha një zëdhënës i FBI-së. Ajo e kreu dënimin në Long Beach, Kalifornia, raporton cnn.

Gjatë dënimit të saj, Coronel, shtetase amerikano-meksikane, shprehu keqardhje për përfshirjen në kartelin meksikan të drogë, Sinaloa dhe dëmin që mund të ketë shkaktuar.

Anëtarët e kartelit, i cili ende po vepron, u sanksionuan nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden për përfshirjen e tyre në tregtinë e paligjshme dhe vdekjeprurëse të fentanilit dhe metamfetaminës.

Lexo po ashtu 'Varësia ime e vetme janë gratë': El Chapo, katër herë i martuar, tregon se është baba i 23 fëmijëve

Ndryshe, Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili u arratis dy herë nga një burg në Meksikë, po vuan dënimin e përjetshëm në një burg të Kolorados pasi u dënua në vitin 2019 me akuzat për krim të organizuar, trafik droge dhe armësh. /Telegrafi/

 

Exit mobile version