Telegrafi

Lirohen personat që u arrestuan në Merdar nga Policia e Serbisë

Foto: Ilustrim

Janë liruar dy personat, Dervish Maliqi dhe Esat Muqolli të arrestuar nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi, saktësisht në Merdar, në pjesën e Serbisë. 

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar familjari i tyre, Labinot Maliqi, ndërkaq i njëjti bëri të ditur se në seancën e njëjtë gjyqësore u liruan edhe dy shqiptarë tjerë, babë e bir nga Pakashtica, të cilët po ashtu ishin arrestuar të martën.

Ai tha se ata akuzoheshin kinse në vitin 2020 e kanë goditur një kontejnerë të mbeturinave.

“I kanë liru sot. Ata akuzoheshin se kinse në vitin 2020 e kanë rrok një kontejnerë të bërllokut”, tha ai.

Lexo po ashtu Arrestohen shtatë persona nga Policia e Serbisë në Merdarë, flet familjari i dy prej të arrestuarve: Polici më tha se i morën veç pse jeni shqiptarë

Maliqi tregoi se aktualisht janë duke u kthyer për në Kosovë bashkë me vëllanë dhe dhëndrin dhe se të dy janë shumë mirë me shëndet.

Ndryshe, ata janë arrestuar të martën nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi, saktësisht në Merdar. /Telegrafi/