Gjashtë serbë, të cilët u arrestuan dje gjatë aksionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në fhsatin Varaga të Zubin Potokut, janë liruar sonte.
Sipas raportimit të Radio Contact Plus, serbët e arrestuar Ivica, Marko, Predrag dhe Tomislav Milovanoviq, si dhe Dejan Dimoviq e Milosh Orloviq, tashmë janë të lirë.
Gjykatësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, refuzoi kërkesën e Prokurorisë së Kosovës për zgjatjen e paraburgimit të gjashtë serbëve.
Gjyqtarja vlerësoi se nuk kishte prova të mjaftueshme nga prokuroria për t’i dërguar në mbajtje serbët, për pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës.