Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot pas lirimit të tre policëve në veri të Kosovës.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se, lirimi i tre policëve është hap pozitiv.
Sipas saj, dialogu me mbikëqyrjen e partnerëve tanë strategjikë është rruga e vetme drejt normalizimit deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.
Ajo theksoi se, Ballkani ka nevojë të gjejë gjuhën e dialogut dhe jo gjuhën e vjetër të konfliktit dhe luftës.
“Lirimi i tre policëve të Kosovës të mbajtur në burg jashtë çdo logjike ligjore është hap pozitiv. Dialogu me mbikëqyrjen e partnerëve tanë strategjikë është rruga e vetme drejt normalizimit deri në njohjen e Kosovës nga Serbia. Ballkani ka nevojë të gjejmë gjuhën e dialogut dhe jo gjuhën e vjetër të konfliktit dhe luftës. Rruga e përbashkët e Ballkanit Perëndimor është drejt BE. I detyrohemi kaq në respekt të së djeshmes dhe të ardhmes”, shkroi Tabaku në Twitter. /Telegrafi/
Lirimi i 3 policëve të Kosovës të mbajtur në burg jashtë çdo logjike ligjore është hap pozitiv. Dialogu me mbikqyrjen e partnerëve tanë strategjikë është rruga e vetme drejt normalizimit deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.
— Jorida Tabaku (@jorida_tabaku) June 26, 2023