Site icon Telegrafi

Lirim Kastrati, njëri nga tre lojtarët e provuar nga Ujpesti

Lirim Kastrati (Foto: Instagram/lirim_kastrati_/FFK)

Një sulmues dhe dy mbrojtës janë duke u testuar nga klubi hungarez, Ujpest, që planifikon t’i angazhojë në sezonin e ardhshëm.

Sipas csakfoci.hu, njëri prej tyre është mbrojtësi i Kosovës, Lirim Kastrati, i cili po ashtu ka marrë pjesë në provat e organizuar nga kjo skuadër.

Anësori 21 vjeçar aktualisht është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, ndërsa pritet të shihet se çfarë do të sjellë e ardhmja për të.

(Foto: George Wood/Getty Images/Guliver)

Sa i përket sulmuesit, Ujpest është duke negociuar me Junior Tallo, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Romës dhe Lille, si edhe ka luajtur në grupmoshat e reja të Interit.

Ndërkaq, mbrojtësi tjetër që kërkohet nga klubi hungarez është futbollisti nga Bosnje e Hercegovina, Milos Satara, i cili luan te Mladost Lucani. /Telegrafi/

Exit mobile version