Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier kanë përkujtuar ish-sekretaren amerikane, miken e Kosovës, Madeleine Albright në dyvjetorin e ndarjes nga jeta.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një postim në X shkruan se trashëgimia e saj është skalitur jo vetëm në faqet e historisë sonë, por edhe në strukturën e vendit tonë.
“Ne do ta kujtojmë përgjithmonë kontributin e saj të jashtëzakonshëm për lirinë dhe demokracinë tonë”, shkruan Osmani.
On the 2nd anniversary of her passing, we paid tribute to former Secretary Madeleine Albright.
Her legacy is etched not just in the pages of our history but in the very fabric of our country. We will forever remember her relentless contribution to our freedom and democracy. pic.twitter.com/xbDjbcIsvY
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 23, 2024
Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta, Albright është përkujtuar edhe nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili e quan mikeshë të vërtetë të Kosovës.
“Sot ne nderojmë një mikeshë të vërtetë të Kosovës, Sekretaren Albright, në përvjetorin e vdekjes së saj. Siç tha Presidenti Biden, ‘Liria qëndron përballë çdo agresori, sepse ka gjithmonë nga ata që do të luftojnë për atë liri. Dhe në shekullin XX dhe XXI liria nuk kishte kampione më të madhe se Madeleine Korbel Albright’”, shkruan ambasadori. /Telegrafi/
Today we pay tribute to a true friend of Kosovo, Secretary Albright, on the anniversary of her death. As President Biden said, “Freedom endures against all odds in the face of every aggressor because there are always those who will fight for that freedom. And in the 20th and 21st…
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 23, 2024