Raportet mes Interit dhe Mauro Icardit jo vetëm se nuk janë përmirësuar, por duket se janë duke u prishur edhe më shumë.
Lojtari tashmë e disa ndeshje nuk është duke luajtur për zikaltrit, ndërsa i është hequr edhe shiriti kapitenit.
Argjentinasi ka postuar një fotografi në Instagram me përshkrimin “Liri“, që besohet se është dedikim për klubin nga Milano.
Në shtatë orët e para fotografia është pëlqyer mbi 210 mijë herë, por jo edhe nga lojtarët e Interit, në përjashtim të sapoardhurve Sime Vrsaljko dhe Cedric Soares.
Por, postimi që bie në sy është i lojtarit të Juventusit, Joao Cancelo, i cili në sezonin e kaluar ishte i huazuar te zikaltrit nga Valencia.
Emri i 26-vjeçarit lidhet me një kalim te Juventusi, por edhe te Napoli në Serie A.
Icardi i është bashkuar Interit në vitin 2013 dhe që nga atëherë ka shënuar 109. /Telegrafi/